Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaMinistri i VV-së ia publikoi listën me mbi 10 milionë euro borxh...

Ministri i VV-së ia publikoi listën me mbi 10 milionë euro borxh të Komunës, përgjigjet Haziri

Kandidati për kryetar i LDK-së për Komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur pas publikimit të listës së borxheve të komunave nga ministri i Financave, Hekuran Murati, e ku komuna e Gjilanit është renditur e para me më shumë se 10 milionë euro borxh.

Haziri  tha se ky publikim i listës është bërë për zhvendosje të debatit nga komuna e Mitrovicës në komunën e Gjilanit.

Sekreti i heqjes së dhjamit të trupit që askush nuk ju tha!

Ai shtoi se këto borxhe nuk janë borxhe të këqija dhe nuk janë kredi. por i takojnë kategorisë së borxheve kontingjente.

“Zhvendosje e debatit prej Mitrovicës në Gjilan, ajo është publike, lista është periodike, n% raportimet buxhetori të shtetit cdo 3 muaj pasqyrohet gjendja reale, Ka pagesa që  realizohen dhe ka prej kategorisë së borxheve kontingjente,. Nuk ka të bëj me kredi, nuk ka të bëj me marrje të huas apo me borxhe të këqija”, tha Haziri,.

Ai madje tregoi se këtë shifër e ka rënduar qarkorja e Gjilanit.

“Këtë shifër e ka rënduar qarkorja e Gjilanit që ka filluar me ndërtu që nga 1995, ndërsa pas luftës pas procedurë të shpronësimit është asfaltu nga forcat KFOR. Unë kam servisu një numër të madh të obligimeve, ku mesatarisht çdo vit janë pagu nga 800 mijë euro dhe do të vazhdojë të servisohet obligimet”, tha Haziri.

Ditë më parë në media u publikua se Thesari i Shteti ia ka bllokuar Komunës së Mitrovicës të gjitha shpenzimet dhe pagesat pasi ka rreth 1.3 milionë euro borxhe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments