Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKlinika e Kirurgjisë Plastike ofron intervenime falas për gratë e prekura nga...

Klinika e Kirurgjisë Plastike ofron intervenime falas për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

Pothuajse në çdo tetor ka pasur marshime solidarizuese dhe mamografi falas për parandalimin e kancerit të gjirit.

 

Por, pak kush apo hiç askush nuk e ka ditur se në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës ka mundësi që t’iu kthehet gjiri grave që e kanë humbur atë dhe e kanë mbijetuar sëmundjen e rëndë.

Ndaj, për nder të muajit të ndërgjegjësimit është lansuar një fushatë informimi nga Klinika e Kirurgjisë Plastike se ky intervenim mund të bëhet falas.

Deri më tani këtë klinikë e kanë vizituar 11 gra të cilat nuk e kanë njërin gji, ku shumë nga këto paciente sipas ushtrueses së detyrës së drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë, Violeta Zatriqi, nuk kanë pasur informata se kryhen këto lloj operacionesh në QKUK.

Të njëjtën e thonë edhe nga Shoqata “Renesansa”, ku këtë nismë po e shohin më se të mirëseardhur, duke e ditur se gratë e tilla e vuajnë këtë ndryshim fizik dhe të tilla intervenime janë të kushtueshme.

Megjithatë, janë fazat e caktuara se kur mund të realizohen këto operacione, ajo në fazën e hershme kur bëhet largimi i gjirit dhe zëvendësohet menjëherë, dhe faza e vonshme kur pacientet të kenë kaluar trajtimet.

Ndërkohë, ka edhe dy metoda për ta bërë ri-formimin e këtij organi, njëra përmes implantit të protezës dhe tjetra përmes muskulit dhe indeve të vet pacientes.

E derisa protezat të porositen ngase duhet të jenë specifike për secilën grua, metoda e dytë është shpejt e realizueshme, dhe kjo mund të filloj në nëntor.

Ndryshe, ky lloj intervenimi nëpër klinika private kushton deri në tre mijë euro, njofton Klan Kosova.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments