Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKancelari austriak nën hetime, dyshohet për korrupsion

Kancelari austriak nën hetime, dyshohet për korrupsion

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po hetohet nën dyshimet për dhënie të ryshfetit dhe shkelje të besimit, thanë prokurorët anti-korrupsion.

Paraprakisht, autoritetet bastisën zyrat e partisë konservatore të Kurzit dhe disa ndihmësve kryesorë të tij.

Dyshimet janë se, duke filluar nga viti 2016 kur Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe më vonë kur është bërë kancelar, Ministria e Financave ka paguar reklama në një gazetë, në këmbim të sondazheve dhe mbulimit të favorshëm për të.

“Zyra e Prokurorëve për Çështjet Ekonomike dhe Korrupsionin ka vendosur nën hetime Sebastian Kurzin, nëntë të tjerë dhe tri organizata, nën dyshimet për shkelje të besimit, korrupsion dhe ryshfet”, tha përmes një deklarate kjo zyrë.

Kurz dhe Partia e tij Popullore (OVP) thanë se prapa hetimeve fshihen motive politike.

“Unë jam i bindur se këto akuza do të rezultojnë të rreme”, tha Kurz.

Nënkryetarja e Partisë Popullore, Gaby Schwarz, tha se bastisja e selisë së partisë është një “inskenim politik” që synon të dëmtojë Kurzin dhe partinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments