Saturday, November 23, 2024
HomeBotaSHBA-ja reagon për zhvillimet e sotme në Slloveni, ka një mesazh për...

SHBA-ja reagon për zhvillimet e sotme në Slloveni, ka një mesazh për BE-në

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit në SHBA, Ned Price, ka mirëpritur deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, drejtuar shteteve të Ballkanait Perëndimorë.

Borrell në Samitin e Bërdo-s në Slloveni ka thënë se dera e BE-së për 6 vendet e Ballkanit Perëndimorë ka mbetur e hapur, përkundër raportimeve të fundit në disa medie kredibile botërore se BE është ngopur me tensionet e vazhdueshme në Ballkan dhe mund të mos pranojë fare këto vende.

“Ne mirëpresim Deklaratën e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vazhdojnë të demonstrojnë angazhimin e tyre për reformën. Është jetike të mbash derën e BE-së të hapur për ta”, shkroi Ned Price në llogarinë e tij në Twitter.

Ndërkohë Borrell tha për medie se qëllimi i këtij Samiti ishte dërgimi i sinjalit se procesi i zgjerimit po vazhdon teksa ka thënë edhe disa fjalë për dialogun Kosovë-Serbi.

“Në këtë takim ne duhet të japim një sinjal të besueshëm për vazhdimin e procesit të zgjerimit, por kjo është një rrugë me dy drejtime. Nga njëra anë, kandidatët duhet të vazhdojnë reformat dhe duhet të lënë mënjanë dallimet e tyre. Nga ana jonë, Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe institucionet duhet të përmbushin angazhimet e tyre. Ne do të flasim gjithashtu veçanërisht për çështjet e sigurisë dhe çështjeve të jashtme. Ne duhet të harmonizojmë politikën tonë të jashtme, sepse për t’u përballur me sfidat e përbashkëta, kemi nevojë për më shumë koordinim”, tha ai.

“Për Serbinë dhe Kosovën, jam i lumtur të shoh që ditët e fundit kemi kapërcyer disa vështirësi në kufi, në Veri të Kosovës, dhe tani duhet të vazhdojmë procesin e Dialogut në mënyrë që të zgjidhim problemet mes vendeve kandidate. Në rrugën drejt Evropës, zgjerimi kërkon që të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të vazhdojnë me reformat. Por ne duhet t’i japim një vazhdimësi të besueshme procesit të zgjerimit”, përfundoi Borrell.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments