Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPolicëve të Kosovës i shqyhen çizmet, i dërgojnë vetë te këpucëtari për...

Policëve të Kosovës i shqyhen çizmet, i dërgojnë vetë te këpucëtari për t’i rregulluar

Disa prej pjesëtarëve të policisë së Kosovës i janë shqyer këpucët-çizmet.

 

Shiu i fundit që ra, ua ka lagur këmbët zyrtarëve policor. Çizmet e disa prej tyre janë çarë tash e disa muaj.

Lajmi.net ka parë që disa nga ruajtësit e rendit po bartin këpucë të dëmtuara.

Redaksia ka mësuar se zyrtarët policorë tash e një vit kanë bërë kërkesë që të furnizohen me çizme të reja.

Disa nga pjesëtarët po i dërgojnë ato te këpuctari për riparim.

Zyra e prokurimit të policisë së Kosovës u vonua në procedurat tenderuese për blerjen e këtyre këpucëve, duke hapur tender më 15 qershor. Për më keq, dyshimet janë se gjatë hartimit të dosjes së tenderit, zyrtarët e prokurimit vendosen kritere në kundërshtim me ligjin për furnizim me këpucë.

Në këtë ofertë të hapur publike që peshon 759, 9000.00 euro, u planifikua të blihen 3360 palë çizme standarde policore dhe 1235 çizme taktike për DNjS dhe Policinë Kufitare.

Prokurimi i policisë ka zbatuar procedurë të hapur, me vlerë të parashikuar prej 759, 9000.00 euro.

Lidhur me kriteret e vendosura në dosjen e tenderit, është ankuar një kompani duke konsideruar që janë bërë shumë shkelje gjatë hartimit të specifikave teknike. Këtë ankesë prokurimi i policisë e hodhi poshtë, ndërsa më pas kompania u ankua në Organin Shqyrtues Prokurimit. Ky institucion që gjykon tenderët që është pa bord drejtues, e udhëzoi ekspertin e vetë shqyrtues që të shoshitë pretendimet.

Eksperti shqyrtues e OSHP-së, Blerina Huruglica ka hartuar raportin e ekspertizës ku ka aprovuar shumicën e pikave të ankesës së kompanisë. Kjo eksperte ka gjetur shkelje të dispozitave të prokurimit gjatë hartimit të dosjes së tenderit, andaj e ka rekomanduar që të modifikohet Dosja e Tenderit dhe të zgjatet afati për dorëzimin e ofertave.

Lajmi.net nuk ka marrë përgjigje nga policia e Kosovës lidhur më furnizim me çmime për pjesëtarët e policisë së Kosovës.

Aktualisht ky proces i prokurimit është i pezulluar nga ana e prokurimit të policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments