Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar lidhur me takimin që pati sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kurti theksoi se në takim me Vuçiq të pranishëm ishin edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Në një bisedë me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron & Presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit; lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave”, shkroi Kurti në Twitter.
Poashtu Kurti theksoi se Kosova mbështet marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, trajtohen në mënyrë të barabartë.
“Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e BB6 trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, shkroi Kurti.
Kurse pak më parë lidhur me takimin është deklaruar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai theksoi se folën për njohjen e diplomave dhe se i kishte parashtruar Kurtit një pyetje, për të cilën ai nuk është përgjigjur.