Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaArrestohet edhe personi i katërt për vrasjen e veteranit të UÇK-së në...

Arrestohet edhe personi i katërt për vrasjen e veteranit të UÇK-së në Nekoc të Drenasit

Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës për vrasjen e ndodhur para 1 viti në Nekoc të Drenasit.

 

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës.

Më datë 22.08.2020, në fshatin Nekoc të Gllogocit, kishte ndodhur rasti ‘vrasje e rëndë’. Lidhur me rastin, në atë kohë janë arrestuar tre persona të dyshuar të përfshirë në rast. I dyshuari i katërt I.S., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar) që nga ajo ditë ndodhej në arrati. Lënda është dërguar në prokurori me kallëzim penal ndaj të dyshuarave, ndërsa nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është lëshuar URDHËR ARREST ndaj të dyshuarit I.S”, bëhet e ditur në njoftim.

Sot, më 06.10.2021, rreth orës 09:30, në rrugën ‘Tring Ismaili’ Prishtinë nga hetuesit policorë është arrestuar i dyshuari I.S., në banesën ku ka qenë duke jetuar.

Të dyshuarit në banesë i është gjetur një pistoletë me një karikator me 3 fishekë. I njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim mbi ndalimin nga prokurorja e rastit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments