Sunday, November 24, 2024
HomeBotaVuçiq: Dialogu vazhdon, por çështja e parë që do të diskutohet është...

Vuçiq: Dialogu vazhdon, por çështja e parë që do të diskutohet është Asociacioni

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është deklaruar pas bisedimeve që pati me udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor në Slloveni.

 

Vuçiq tha se dialogu në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë, por që tema e parë e diskutimit duhet të jetë formimi i Komunave me shumicë serbe.

“Sigurisht ne do të vazhdojmë dialogun, vetëm se tema e parë duhet të jetë formimi i komunave me shumicë serbe, ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e Bashkimit Evropian”, tha Vuçiq.

Ai tha poashtu se në mes Beogradit dhe Prishtinës sa i përket dialogut mbetet të zgjidhen çështjet teknike të cilat kanë mbetur pa u zgjidhur, ndër të tjera siç është njohja e diplomave.

“Dua të besoj se e ardhmja e Serbisë është në Bashkimin Evropian dhe se askush nuk mund nuk mund të na fajësojë për jetesën dhe mbijetesën”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments