Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosova“Roli i Merkel është zbehur” – Nuk priten zhvillime dramatike nga takimi...

“Roli i Merkel është zbehur” – Nuk priten zhvillime dramatike nga takimi Kurti-Vuçiq në Slloveni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ( e mërkurë) është duke qëndruar në Slloveni, ku po mbahet samiti BE-së me Ballkanin Perëndimor.

 

Kurti para gazetarëve e ka konfirmuar se sot në Slloveni do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në këtë takim, do të jenë te pranishëm edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti francez, Emanuel Macron.

Por çfarë mund të pritet nga ky takim?

Gazetari dhe analisti, Bekim Kabashi, për lajmi.net tha se qellimi i këtij takimi do të jetë që të shkojë përpara procesi për një marrëveshje mes dy shteteve, por ai nga ky takim nuk pret shumë, ku sipas ai do të zhvillohet në praninë e një kancelareje në largim, ku gjithnjë sipas tij roli i saj nuk pritet të jetë si më parë.

“Sigurisht nuk është hera e parë që Kryeministri i Kosovës takohet me liderët  kryesorë europian, sidomos me Merkelin dhe Macronin dhe roli i tij duhet që të jetë i gatshëm ta çojë përpara procesin deri te një marrëveshje Kosovë-Serbi , pra dihet që kjo është rrënja kryesore ku mendohet ose përpiqet BE-ja ta përmbyll edhe Ballkanin Perëndimor, por deri tani nuk është se ka arritur sukses, kshtu  që për faktin që edhe një kancelare e cila është në largim dhe roli i saj është më i vogël në krahasim me më herët nuk është që mund të pritet shumë”, tha Kabashi.

Sipas Kabashit, nuk pritet të ketë diçka konkrete, pasi sipas tij dihet përpjekja e vazhdueshme ndër vite, e gjitha qe mund të pritet në këtë takim, sipas Kabashit mund të jetë vendosja per të ecur tutje rreth një procesi shumë të gjatë.

“Përveq që mund të bëhet një rinisje të mëhershme, ku dihet që ka vite po bëhet përpjekje që ti gjendet një zgjidhje, por nuk mund të themi që mund të ketë diqka kontreke veçse vendosja  për të ecur tutje rreth një procesi shumë të gjatë”, perfundoi Kabashi.

Vlen të përmendet se Kosova dhe Serbia ishin në pikun e tensioneve pas ngjarjeve në veri.

Atje për gati dy javë nga serbët lokalë u mbajtën të bllokuara pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, si shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë për reciprocitet në targa.

Ngërçi dy-javor u zgjodh me anë të një marrëveshje të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, sipas të cilës simbolet shtetërore në targa do të mbulohen me “stikersa”.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments