Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaTermokosi paralajmëron shtrenjtimin e çmimit të ngrohjes

Termokosi paralajmëron shtrenjtimin e çmimit të ngrohjes

Rritja e eventuale e çmimit të energjisë elektrike, pas krizës globale, mund të ketë efekte zingjirore edhe në Kosovë.

Një paraljmërim tashme e kanë dhënë nga “Termokosi” në prag të fillimit të sezonit të ri të ngrohjes.

Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka- Fejzullahu ka paralajmëruar rritje të çmimit të ngrohjes për konsumatorët nëse eventualisht ka ngritje të çmimit të energjise elektrike.

Kjo mund të ndodhë pasi Termokosi për prodhimin e energjisë termike është i varur kryekëput nga avulli që e merr nga KEK-u.

“Sado që, tregu i energjisë në Kosovë, përfshirë këtu edhe çmimin, është i rregulluar nga ZRRE, një krizë eventuale energjetike, në rast se ndikon tek KEK-u, rrjedhimisht do të mund të kishte refleksion edhe tek NP ‘’Termokos’’, ka thënë Uka për BE.

Ndërkohë, Termokosi paralajmëron se do të filloj me ngrohje në kryeqytet nga data 15 tetor dhe do të zgjasë deri me datën 15 prill të vitit vijues.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments