Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaPreu 66 trungje në mënyrë të palejueshme, i dyshuari del para Gjykatës...

Preu 66 trungje në mënyrë të palejueshme, i dyshuari del para Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kërkon falje

I akuzuari E.K është deklaruar fajtor dhe kërkoi falje se në tetor të 2018-ës, preu 66 trungje të llojit bung, në fshatin Goshicë të Vitisë.

Këtë deklarim, i akuzuari e bëri në seancën e shqyrtimit fillestar, të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Kujtesa Fazliu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“E pranoj fajësinë ashtu siç është”, deklaroi i akuzuari.

Gjatë deklarimit rreth fajësisë, i akuzuari ka kërkuar nga gjykata që t’i shqiptojë një dënim minimal.

Ky pranim i fajësisë nuk u kundërshtua nga prokurorja Fazliu dhe më pas si i tillë u aprovua nga gjykatësja Blerina Jakupi Ramadani.

Gjykatësja Jakupi Ramadani njoftoi se shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 7 tetor 2021.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj E.K ,i cili ngarkohet se më 17 tetor 2018, në terrenin e fshatit Goshicë, vendin e quajtur “Tromexh”,  të administruar nga Autoriteti Pyjor Komunal, zyra në Viti, me qëllim vjedhje, ka prerë në mënyrë të palejushme me sharrë motorike 66 trungje të llojit bung, me diametër 12-13 cm, me vëllim të përgjithshëm prej 3,56m3.

Me këtë veprim, i pandehuri i ka shkaktuar të dëmtuarës AKP, dega në Gjilan, dëm material në vlerë prej 456 euro.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje pylli” nga neni 358, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me gjobë dhe me burgim deri në një vit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments