Ish-Ministri i Pushtetit Lokal, Ivan Todosjeviq, nuk është paraqitur për vuajte të dënimit në institucione korrektuese.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
“Lidhur me rastin, bazuar në raportin 24 orësh të Qendrës Operative, e cila vepron në kuadër të SHKK-së, ju njoftojmë se personi në fjalë deri në këto momente nuk është paraqitur për mbajtje të dënimit në institucione korrektuese”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, Todosijeviq u dënua pasi e quajti trillim masakrën e Reçakut. Veç Themelores, 2 vjetët me burg ia konfirmoi këtë gusht edhe Gjykata e Apelit.
Afati i fundit për paraqitjen e tij ka qenë sot 6 tetor në ora 12:00, kur është afati i fundit që ndaj tij të nis ekzekutimi i dënimit me burgim prej 2 vjetësh.