Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e ish punëtorit të postës i cili është arrestuar për shkak se i janë gjetur dërgesa të pa dorëzuara.
Rasti ka të bëjë me vitin 2020-2021 në Janjevë.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij si prova materiale janë sekuestruar 2026 dërgesa postare të pa dorëzuara”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.