Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaSenatorët thirrje Bidenit që t’ia dëbojë Rusisë 300 diplomatë: Të barazohemi

Senatorët thirrje Bidenit që t’ia dëbojë Rusisë 300 diplomatë: Të barazohemi

Senatorë nga të dyja partitë kryesore në Shtetet e Bashkuara të martën i bënë thirrje Presidentit Joe Biden që t’i dëbojë 300 diplomatë rusë nga ShBA-ja, nëse Moska nuk lëshon më shumë viza për përfaqësuesit amerikanë në Rusi.

Sugjerimi i komisionit për marrëdhënie të jashtme dhe komisionit për inteligjencë në Senat do të shënonte eskalim të mprehtë në mosmarrëveshjen e vazhdueshme rreth stafit të ambasadave në kohën e tensioneve mes Uashingtonit e Moskës, shkruan Reuters.

Rusia në gusht ia ndaloi ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Moskë që të angazhojë apo kontraktojë staf rus ose të një vendi të tretë, përpos rojave, duke e detyruar ambasadën që të largojë 182 punëtorë dhe dhjetëra kontraktorë, tha Departamenti i Shtetit.

Senatorët thanë se kjo nënkupton që në Rusi janë vetëm rreth 100 diplomatë amerikanë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara janë 400 diplomatë rusë.

“Kjo shpërputhje në përfaqësimin diplomatik është e papranueshme. Prandaj, Rusia duhet të lëshojë viza të mjaftueshme për t’u arritur barazia mes numrit të diplomatëve amerikanë që shërbejnë në Rusi dhe numrit të diplomatëve rusë që shërbejnë në ShBA”, thuhet në letrën e senatorëve amerikanë dërguar Presidentit Biden.

Nëse Moska nuk bën një gjë të tillë, senatorët thanë se presidenti amerikan duhet ta nisë dëbimin e 300 diplomatëve rusë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments