Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKurti udhëton sonte për në Slloveni

Kurti udhëton sonte për në Slloveni

Liderë të BE-së e krerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pritet që arritjen e ndonjë marrëveshje ta provojnë të mërkurën.

Në samitin e fundit që i mblodhi së bashku në Berlin, nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Megjithatë, Liderë të Bashkimit Evropian e krerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pritet që kësaj radhë të arrijnë ndonjë marrëveshje.

Tentativa e radhës do jetë të mërkurën në Bërdo të Sllovenisë.

Në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri, Albin Kurti, i cili siç mëson T7 udhëton sonte.

Qeveria pati deklaruar që e përkrahin çfarëdo nisme që mbështetet në Procesin e Berlinit.

E sipas burimeve të Radio Evropa e Lirë, të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së janë pajtuar me tekstin e draftit të deklaratës që do të miratohet në këtë samit.

Në të thuhet se liderët e BE-së përshëndesin përkushtimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor ndaj perspektivës evropiane, që sipas këtij dokumenti, “është në interes strategjik dhe mbetet një zgjedhje e përbashkët strategjike”.

Një çështje pritet të finalizohet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë samit,  thotë analisti Visar Ymeri.

Ymeri ka treguar nëse mund të ketë takime një me një mes kryeministrit Kurti dhe përfaqësuesit të shtetit serb.

Ndërkohë, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike thotë se në këtë samit, do flitet edhe për zgjerimin e BE-së.

Fetahu nuk e mohon faktin se edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, si cështje pritet të ketë hapësirë për diskutim në këtë samit.

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka kërkuar Qeverisë Kurti që Kosova të ketë trajtim të barabartë dhe të dinjitetshëm në samitin që do mbahet në Slloveni, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Videon e plotë mund ta shihni duke klikuarKËTU.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments