Ikballe Huduti nga Instituti Kërkimor “Naim Frashëri” ka shkruar fjalë prekëse për djalin që i vdiq mbrëmë. Ajo ka njoftuar se ai ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Huduti ka thënë se “kjo dhimbje qenka kapak i te gjitha dhimbjeve qe mund te egzistojne ne botë.”
Ajo ka bërë thirrje që të mos shkojë askush për ngushëllime, meqenëse e gjithë familja janë të infektuar me koronavirus.
“Skeni nevoj per vizit ngjushllime ne shtepine tone, sepse e gjithë familja jem keq te semur me Virus. Vetem ju lutemi bani lutje e kerkim rahmeti per shpirtin e djalit tim Ahmed inshallah Zoti e gradon me Xhennet e shpeton nga azabet e varrit. 😭😥😢😭😭😭”, ka shkruar Huduti.