Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po frikësohet se vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, do të jenë nën presion të jashtëzakonshëm për ta bërë një gjë të tillë.
Siç tha ai sot në ditën e parë të vizitës në Slloveni, disa zyrtarë evropianë po shkojnë në SHBA për t’i kërkuar Amerikës që të bëj presion ndaj pesë vendeve mos-njohëse të Kosovës.
Ai tutje thotë se pret që të takohet me liderë gjermanë e francez dhe me ta të diskutojë pikërisht për çështjen e Kosovës.
“Çfarë do t’i pyes për Kosovën?! A duhet t’i pyes nëse duan të ndryshojnë qëndrimin e tyre për pavarësinë e Kosovës?!” Ah, më thuaj, njerëz, çfarë duhet t’i pyes, sikur të mos e di çfarë ata po mendojnë. Unë kam folur me ta 100 herë, 100 herë si me Merkelin ashtu edhe me Macronin. Kam shumë respekt për ta, por çfarë do të bëjnë me mua në këtë çështje, përveçse të bëjnë thirrje për dialog dhe për të kërkuar që ne t’i qasemi racionalisht gjithçkaje, që të mos ketë akte të njëanshme dhe të angazhohemi për atë dialog? “, tha ai.