Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se së fundmi ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, përfshirë këtu ish-presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Pacolli ka thënë se kjo është hera e parë që nuk është takuar me Thaçin për një periudhë kaq të gjatë.
“Si mik i tij, por edhe si Kosovë, jam i bindur se sot në paraburgim ( bashk me të tjerët), është njeriu që udhëhoqi luftën për çlirimin e vendit, ai ishte personi kyç në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe shpalljes së pavarësisë. Këtu në Hagë ai, më të tjerët është duke luftuar kundër akuzave të pabaza dhe të motivuara politikisht nga qarqet që nuk e duan vendin tonë të lirë dhe të pavarur”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton lajmi.net.
Në fund, Pacolli i ka bërë thirrje institucioneve që të marrin shembull nga Kroacia dhe të mbrojnë luftëtarët e saj, në mënyrë që të mos e kthejnë urrejtjen politike ndaj individëve në urrejtje ndaj të kaluarës së shtetit.
Postimi i plotë: