Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka publikuar sot një video përmes së cilës e ka ilustruar se si do ta bëjë realitet “Rripin e Gjelbër”, i cili është menduar të kalojë nga rrethi me flamur e deri në Gërmi.
Ai ka përshkruar tërë këtë rrugë me trotinet elektrik dhe ka treguar konkretisht përmes pamjeve se si do të duket rripi i gjelbër, nga do t’i bie, si do të ndërtohet dhe kur do të përfundojë.
Në kuadër të krijimit të Rripit të Gjelbër, Ismaili ka treguar se do të krijohen parqe të tjera të vogla për të lidhur hapësirat ekzistuese të gjelbërta me ato të reja.
I gjithë rripi do të ketë shteg për biçikleta, këmbësorë dhe ndriçim efiçient.
Uran Ismaili është zotuar se Rripi i Gjelbër do të përfundojë deri në dhjetor të vitit 2024.