Të shpeshta janë rastet kur thyhen rregullat e trafikut nga drejtuesit e automjeteve.
Së fundi një rast i tillë u raportua të ketë ndodhur në rajonin e Gjilanit.
Pas pranimit të informatës, policia ka gjobitur shoferin e autobusit të linjës “Përparimi” me 150 euro dhe dy pikë negative dhe konfiskimin të patent-shoferit për tre muaj, transmeton lajmi.net.
Të gjitha këto u ndërmorën pas thyerjes së rregullës së tejkalimit të vijë të plotë.