Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKrasniqi: PDK gatshme për të rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Mitrovicë, pas...

Krasniqi: PDK gatshme për të rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Mitrovicë, pas degradimit 8 vjeçar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia të cilën ai e udhëheq është e gatshme për të rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Mitrovicë.

 

Në takime me banorët e Tavnikut dhe Shipolit, bashkë me kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzën, ‘diskutuan për vizionin dhe programin e tij për qeverisjen e kësaj komune në katër vitet e ardhshme’, në rast se del fitues.

“Partia Demokratike e Kosovës është më se e vendosur dhe e gatshme për të rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Mitrovicë, pas degradimit tetë vjeçar të këtij qyteti, si pasojë e qeverisjes klienteliste, diskriminuese e jotransparente.

Qytetarët e Mitrovicës e kanë mundësinë e artë që të udhëhiqen nga një njeri i ndershëm, intelektual, profesionist e politikan shembull, siç është Bedri Hamza, për t’i dhënë Mitrovicës një qeverisje gjithpërfshirëse, të hapur e zhvillimore, siç e meriton”, ka shkruar Krasniqi në rrjete sociale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments