Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKryetari Xhafer Gashi prezanton prioritetet për rininë

Kryetari Xhafer Gashi prezanton prioritetet për rininë

Xhafer Gashi ka prezantuar së fundi prioritetet të cilat ka për komunën e Obiliqit, e që kanë të bëjnë me të rinjtë.

 

Kryetari Xhafer Gashi, gjatë aktivitetit të realizuar nga Rinia e Iniciativës Qytetare për Obiliq #Grillparty, ka prezantuar prioritetet për rininë që përmban platforma qeverisëse #BASHKË, duke u shprehur se:

“Rinia e Obiliqit ka potencial, energji, vullnet, ide dhe kreativitet, prandaj janë pikërisht ata që do të përcaktojnë të ardhmen e qytetit të Obiliqit, duke qenë përkrahës të fuqishëm të platformës qeverisëse #Bashkë!

Shkrim i plotë i Kryetarit Gashi:
“#Bashkë për rininë
Rinia e Obiliqit ka potencial, energji, vullnet, ide dhe kreativitet, prandaj janë pikërisht ata që do të përcaktojnë të ardhmen e qytetit të Obiliqit, duke qenë përkrahës të fuqishëm të platformës qeverisëse #Bashkë!
Top-prioritetet për rininë:
Vazhdimi i subvencionimit të bursave për studentë dhe nxënës,
Krijimi i fondit të inovacionit për të rinjë inovativ,
Ndërtimi i pishinës gjysëm-olimpike,
Ndërtimi i Qendrës Rinore, ngritja e Qendrës Inovative,
Organizimi tradicional i sportit të Streetballit,
Rikthimi i kinemasë në Obiliq,
Subvencionimi i aktiviteteve sportive, kulturore dhe rinore,
Krijimi i zonave rekreative sportive në Çyçavicë dhe në Breznicë-Kozaricë.
Ju premtojë se sikur deri më tani do të jemë mbështetja e juaj drejtë realizimit të projekteve tona të përbashkëta!
Jemi #bashkë, jemi të parët për Obiliqin!
Xhafer Gashi”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments