Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaRrahja mes të burgosurve në Dubravë, Shërbimi Korrektues jep detaje

Rrahja mes të burgosurve në Dubravë, Shërbimi Korrektues jep detaje

Si pasojë e kësaj rrahje njëri prej tyre ka pranuar trajtim mjekësorë në ambulantën e qendrës korrektuesë, ndërsa ndaj personit tjetër është inicuar preoceduar disiplinore.

Bëhet fjalë për një 27 vjecar dhe një 30 vjeçarë të cilët edhe në të kaluarën kanë pasur fjalosje në mes vete.

Kështu ka bërë të ditura në një prononcim për Gazetën Insajderi, zëdhënësin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashin.

Në QK Dubravë ka ndodhur një rrahje mes dy të burgosurve, të njëjtit kanë pasur fjalosje edhe në të kaluarën. I menjëhershëm ka qene reagimi i stafit,  duke vënë situatën nën kontroll”

“Të burgosurit të lënduar i është ofruar ndihma mjekësore në ambulanten e qendrës, ndërsa i burgosuri tjetër është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar proceduar disiplinore”, tha Gashi.

Njëri nga të burgosurit ndodhet në burgun e Dubravës për veprat penale: Lëndim i lehtë trupor, vjedhje e rëndë dhë grabitje, kurse i burgosurit tjetër për veprat penale; Grabitje, shpërndarje e narkotikëve, vjedhje e rëndë dhe prezantim i rremë.

Lidhur me këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, duke e cilësuar rastin si mosmarrëveshje.

““Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy të burgosurve, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull Kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhej në raport.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments