“Gjëja e fundit që duhet të bëhet është Asociacioni i Komunave Serbe. Kjo do të ishte recetë për katastrofë”, kështu deklaroi kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin amerikan, Bob Menendez.
Menendez kritikoi administratën Trump për presion vetëm ndaj Kosovës dhe tha se ka qenë gabim diskutimi për shkëmbim territoresh.
“Administrata e Trump fatkeqësisht bëri të gjithë presionin drejt Kosovës dhe aspak ndaj Serbisë dhe Beogradit. Dhe kjo krijoi pasoja në fund të ditës. Unë gjithashtu s’besoj që shkëmbimi i territoreve do të duhej të ishte një prej gjërave që duhej diskutuar”, u shpreh Menendez, teksa mori pjesë në një organizim të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në letër ata përmendin përshkallëzimin e tensioneve mes dy vendeve, pasi avionët luftarakë serbë fluturuan pranë kufirit Kosovë-Serbi.
“Ne ju bëjmë thirrje që të dënoni përshkallëzimin e fundit të tensioneve dhe mobilizimin ushtarak serb, si dhe inkurajojmë administratën tuaj që të bashkohet me partnerët tanë në BE dhe NATO, për të mbështetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe përfundimtare”, thuhet në letër.