Pas një ndërprerjeje mëse gjashtë orëshe Facebook tha se shërbimet e tij janë rikthyer në funksion.
Miliarda përdorues kishin probleme në qasje në Facebook dhe aplikacionet që janë në pronësi të kësaj kompanie, WhatsApp, Messenger dhe Instagram.
Ndërprerja filloi pasditën e së hënës (4 tetor). Sistemet e brendshme që përdoren nga punonjësit e Facebook gjithashtu ranë nga sistemi, duke e komplikuar problemin.
“Problemet që ndërprenë këtë komunikim u shkaktuan në ruterët që koordinojnë trafikun e rrjetit midis qendrave tona të të dhënave”, tha Facebook.
Gati 3 miliardë e njerëz e përdorin Facebook, Instagram, Messenger dhe ËhatsApp për të komunikuar dhe reklamuar, dhe, në disa raste, hyjnë në shumë uebfaqe të tjera.
Ndërprerja nxori në pah faktin se sa shumë është e mbështetur bota në Facebook dhe teknologjinë e tij.