Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaDënohet me 1 vit burgim prizrenasi që kanosi djalin e tij

Dënohet me 1 vit burgim prizrenasi që kanosi djalin e tij

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit   R.S.

 

Kjo për shkak se më datë 9 shtator 2021, në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare i akuzuari R.S., si rrjedhojë e problemeve të vazhdueshme familjare që kishte me të dëmtuarin – djalin e tij, i akuzuari R.S., seriozisht  e kanos të dëmtuarin – djalin e tij me qëllim të frikësimit se do ta privoj nga jeta, ashtu që pasi fjaloset me të dëmtuarin – djalin e tij, i akuzuari R.S., e merr një armë të ftohtë – sëpatën, me të cilën niset në drejtim të të dëmtuarit duke dashur ta sulmoj të njëjtin, por me sëpatë godet një objekt në afërsi të të dëmtuarit, dhe i drejtohet të njëjtit me fjalët “shtëpia është e imja, kam me ju mbyt, kam me ju kall”, si rrjedhojë e këtyre veprimeve tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për vet të dëmtuarin dhe anëtarët e familjes së tij.

Kësisoj sipas gjykatës, ai ka kryer veprën penale kanosje nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale ka marrë vendim që ta dënoj atë me burgim në kohëzgjatje prej një viti,  në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 09 shtator 2021, deri në ndërprerjen e kësaj mase.

“Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim për media.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments