Gjigantët spanjollë kanë hedhur sytë tek anësori i Man City, Raheem Sterling.
Barcelona ka identifikuar anësorin e Manchester City, Raheem Sterling si një objektiv transferimi – sipas Mundo Deportivo.
Blaugrana po mendojnë për një përpjekje të janarit për 26-vjeçarin, i cili ka më pak se dy vjet të mbetura në kontratën e tij aktuale.
Sterling nuk është njeriu i vetëm në radarin e Barcelonës, megjithëse, me shumë mundësi ata do të ringjallin interesin e tyre për lojtarin e dalur nga ‘La Masia’, Dani Olmo, i cili aktualisht është lojtar i RB Leipzig.