Në prag të krizës energjetike që është paralajmëruar në të gjithë globin, të paktën afro 3.000 fuçi me naftë janë derdhur në13 kilometra të brigjeve të Oqeanit Paqësor.
Reuters raporton se njollat e naftës janë vënë re në brigjet jugore të Kalifornisë. Në të ishin të zhytur zogj dhe peshq, teksa zyrtarët vendas e kanë cilësuar një katastrofë mjedisore.
Ishte roja bregdetare ai që njoftoi për një sasi nafte të derdhur në breg, duke shuar sinjal për pastrimin e menjëhershëm të bregut. Ndërsa kryebashkiaku i Huntington Beach Kim Carr në një deklaratë për mediet tha se”Ligatinat tona po degradohen dhe pjesë të vijës sonë bregdetare tani janë të mbuluara me naftë.”
Mësohet se derdhja u shkaktua nga një prishje e lidhur me platformën e naftës Elly dhe shtrihej nga Skelë eqë shtrihej nga Huntington Beach deri në Newport Beach. Departamenti i Peshkut dhe Kafshëve të egra në Kaliforni urdhëroi mbylljen e peshkimit për zonat bregdetare të prekura nga derdhja.
Carr tha se platforma e naftës operohej nga Beta Offshore, një degë në Kaliforni e Korporatës Amplify Energy Corporation (AMPY.N) me bazë në Houston. Telefonatat në Beta dhe Amplify mbetën pa përgjigje.