Katër partitë më të mëdha të Gjermanisë kanë zhvilluar një seri takimesh dypalëshe dje për diskutuar dhe bërë me dije qëndrimet e tyre para se të vendosin për hapa të mëtejshëm në formimin e qeverisë së re.
Social Demokratët e qendrës së majtë, të cilët fituan zgjedhjet kombëtare të Gjermanisë muajin e kaluar, u takuan së pari me Demokratët e Lirë para se të zhvillonin bisedime me të Gjelbrit.
Dy të fundit tashmë ishin takuar më 29 shtator, megjithëse është e pazakontë që partitë më të vogla të bëjnë lëvizjen e parë.
Seancat në Berlin – të cilat disa vëzhgues i përshkruan si të ngjashme me një “takim të shpejtë” politik – u përfunduan nga një takim midis Demokratëve të Lirë dhe CDU/CSU, i cili pësoi një humbje të ngushtë më 26 shtator.
Të gjithë përfaqësuesit këmbëngulën që ata mbajtën bisedime “konstruktive”, por refuzuan të japin detaje në mënyrë që të mos rrezikojnë negociatat.
Kreu socialdemokrat Olaf Scholz ka thënë se dëshiron të formojë një qeveri të re para Krishtlindjeve. Ai aktualisht ka shansin më të mirë për të pasuar Merkelin si kancelare pas 16 vitesh në detyrë./ Euronews