Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah ka thënë se goli i tij do të ishte ndjerë më i veçantë nëse Liverpool do të kishte fituar ndeshjen, por pranoi se barazimi ishte një rezultat i drejtë.
“Është e vështirë sepse ata mbajnë topin shumë,” tha ai për ‘Sky Sports’.
“Pjesa e parë nuk ishte vërtet e mirë, por pjesën e dytë luajtëm mirë. Ky është rezultati kështu që ne duhet ta pranojmë atë.
“Ata dominuan lojën që nga fillimi. Ne luftuam pjesën e parë, por të paktën kur u përpoqëm ishte 0-0. Ne biseduam në dhomën e zhveshjes dhe mendoj se luajtëm mirë në pjesën e dytë.
“Unë duhet të jem i drejtë. Ata krijojnë shumë shanse, e mbajnë topin shumë. Uroj që të mund të them jo, por është e drejtë të them po. Ata kishin shumë shanse dhe një barazim është një rezultat i drejtë.”
Për golin e tij, ai shtoi: “Më duhet ta shikoj për të parë. Do të ishte më e veçantë nëse do ta fitonim ndeshjen, por është ajo që është. Është një gol i mirë, por asgjë për të thënë”, ka përfunduar Salah.
Egjiptiani është duke pasur një sezon të jashtëzakonshëm në këtë fillim të sezonit të ri, i cili tani ka shënuar në secilën nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.