Sipas Muratit, këto borxhe janë deri në fund të muajit gusht, ku sipas listës prinë Komuna e Gjilanit me 10.45 milionë euro, ndjekur nga Ferizajt me 4.39 milionë euro dhe Mitrovica me 2.42 milionë euro.
“Nisur nga interesimi i shtuar i mediave dhe publikut për borxhet e komunave, në vijim gjeni grafikonin që paraqet 10 komunat që kanë më së shumti obligime të papaguara (sipas prerjes në fund të muajit gusht”, ka shkruar ndër të tjera Murati.