Wednesday, November 27, 2024
HomeEkonomiQeveria thotë se pati rritje ekonomike, nuk pajtohen ekspertët e ekonomisë

Qeveria thotë se pati rritje ekonomike, nuk pajtohen ekspertët e ekonomisë

Profesori Nagip Skënderi nuk pajtohet me shifrat që ministri Murati i dha për ngritje ekonomike.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencën e fundit, u lavdërua me punën që Qeveria Kurti po bën.

Madje i pari i kuletës shtetërore tha se brenda një viti Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej 10.4%, i cili zhvillim ka hapur 22 mijë vende të reja pune.

Me këto deklarime nuk pajtohen njohësit e fushës së ekonomisë.

Profesori i fakultetit ekonomi, Nagip Skënderi, beson se një rritje dyshifrore nuk është e mundur.

Skënderit i duket e pabesueshme edhe shifra prej 22 mijë të punësuarve brenda një viti të cilën e dha ministri Murati.

Profesori universitar shton se në bazë të dhënave që posedon, në Kosovë nuk janë punësuar aq shumë njerëz.

Ngjashëm si Skënderi mendon edhe analisti politik Visar Ymeri.

Ai kërkon qartësim të këtyre çështjeve nga ministri Murati.

E sa i përket ngritjes të ekonomisë së vendit, Ymeri thotë se kjo ka ndodhur njëjtë si në gjithë vendet e botës me lehtësimin e pandemisë.

Ndryshe nga Qeveria, Banka Botërore ka paraparë rritje për vetëm 4% të ekonomisë së Kosovës gjatë vitit 2021.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments