Chelsea ka fituar duelin interesant ndaj skuadrës së Southamptonit me rezultat 3-1, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e shtatë të Premier Ligës.
Sfidën e zhbllokoi i riu Trevoh Chalobah i cili i dha avantazhin skuadrës së tij pas një goli me kokë në minutën e nëntë, nga një top i cili i erdhi i devijuar nga Loftus-Cheek.
Në pjesën e dytë, mysafirët barazuan shifrat me anë të James Ward-Prowse i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 61-të.
Protagonisti i penalltisë, Ward-Prowse u ndëshkua me karton direkt të kuq në minutën e 77-të, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.
Pas kësaj, Chelsea zgjeroi ofanzivën duke e mbajtur vetëm tek goli skuadrën mysafire, gjersa goli i epërsisë erdhi në minutën e 84-të nga Timo Werner, pas një asistimi nga Cesar Azpilicueta.
‘Blutë’ nuk u ndalën dhe vazhduan me sulmet e parreshtura dhe e ngritën epërsinë në 3-1 në minutën e 89-të me anë të Ben Chilwell, dhe me po këtë rezultat u mbyll ky ballafaqim.
Me këtë fitore, Chelsea tani pozicionohet si lidere në tabelë momentalisht, me 16 pikë të mbledhura pas shtatë xhirove, gjersa Southampton mbetet ende pa fitore në këtë sezon, duke mbledhur vetëm katër pikë pas shtatë xhirove të para.