Kandidati për kryetar të Ferizajt nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arben Halili, zotohet se do të ndërtojë një treg ditor modern në këtë qytet. Nëse zgjidhet në krye të Ferizajt, Halili thotë se e ka të gatshëm edhe vizionin për realizimin e këtij projekti.
“Ferizaj meriton një treg ditor modern, ku qytetarët mund të shërbehen e tregtarët të ekspozojnë produktet e tyre në kushte të përshtatshme. Ne kemi vizionin për realizimin e këtij projekti, me peshë për qytetarët dhe bizneset, duke i ofruar ferizajasve një treg modern, me infrastrukturën e nevojshme dhe kushtet e përshtatshme të punës e shërbimit, me parking nëntokësorë e 200 vende të shitjes.” shkroi ai në një postim në Facebook.
Tutje kandidati për të parin e Ferizajt deklaroi se në aleancë me qytetarët, do ta bëjnë këtë qytet edhe më të mirë.