Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaSveçla: Epoka kur Republika e Kosovës është nështruar ka përfunduar

Sveçla: Epoka kur Republika e Kosovës është nështruar ka përfunduar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se epoka kur Republika e Kosovës është nënshtruar ka marrë fund.

 

“Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe këtë mesazh tashmë e ka kuptuar Boegradi dhe Brukseli. Kosova ka Qeveri të re sovrane të cilën askush nuk mund ta shantazhojë për shkak të hiseve në krim e korrupsion”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Sovraniteti dhe ligjshmëria do të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, me çdo kusht. Krimi dhe korrupsioni do të luftohen në çdo cep. Policia e Kosovës e dëshmoi për 13 ditë se përveç që është profesionale është edhe gatshme të kryej misionin e saj me sukses”.

Sveçla shtoi se reciprociteti me Serbinë u vendos më 20 shtator për të vazhduar më 4 tetor.

“Reciprociteti me Serbinë u vendos me 20 shtator, dhe u zbatua në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës, dëshmoi se është polici profesionale dhe e gatshme të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë, pa dallim.”

“Përderisa Republika e Kosovës tregoi se ka institucione demokratike dhe profesionale, dhe se është e përkushtuar për rend dhe ligj, Serbia përgjatë 13 ditëve përdori të gjitha mjetet, përfshirë dhe veprimtarinë e vet kriminale përmes bllokimit të rrugëve, kërcënimeve për serbët lokal, shantazhit e sulmeve terroriste në institucionet publike”.

“Por, as kjo ndërmarrje kriminale e sponsorizuar nga qeveria e Serbisë nuk arriti të zbrapsë Kosovën dhe njësitë tona speciale nga zbatimi i vendimit legjitim”.

Sveçla e quajti si hap para atë që Kosova e ka bërë dhe se bashkë me KFOR-in do ta sigurojë kufirin me Serbinë.

“Megjithatë, Kosova bëri dhe një hap para. Mbi parimin e reciprocitetit vendosi që të bashkëpunojë me aleatët tanë dhe pas tërheqjes së barrikadave, të largojë Njësitë Speciale por në bashkëpunim me KFOR-in të sigurojë Policinë Kufitare dhe mbrojë dhe më tutje kufirin me Serbinë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments