Me vota unanime Atdhe Hykolli është zgjedhur kryetar i ri i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Hykolli mori besimin e rreth 150 delegatëve për ta drejtuar BSPK-në për mandatin e ardhshëm katërvjeçar..
Brenda muajit Hykolli do të bëjë edhe emërimin e nënkryetarëve dhe kryesisë së re të kësaj organizate, në të cilën deri tash ai mbante postin e nënkryetarit në BSPK.