Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaShSKUK: Bie nën 200 numri i të spitalizuarve me COVID-19

ShSKUK: Bie nën 200 numri i të spitalizuarve me COVID-19

Ka rënë nën 200, numri i pacientëve të spitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

 

Nga raportimet e datës 2 tetor 2021, rezulton se në tërë ShSKUK-në, ka të shtrirë 192 pacientë që po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19.

136 pacientë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë, kurse 21 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 41 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 17 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19 Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 10 pacientë

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë Spitali i Gjakovës, 18 pacientë Spitali i Pejës, 34 pacientë Spitali i Gjilanit, 11 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë Spitali i Ferizajt, 18 pacientë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments