PËRBËRËSIT:
• Pulë 1. 5 kg, • 10 kërpudha të freskëta, • 2 qepë, • 4-5 patate, • 2 karota, • 3 speca, • 1 dcl verë të bardhë, • lëngu i 1 limoni, • vaj, kripë, piper.
Qepa e pastruar dhe e grirë , fërgohet në vaj të nxehtë për 5 minuta. Shtohen kërpudhat e prera në pjesë të holla, lëngu i limonit, kripa dhe piperi.
Kjo masë fërgohet 2-3 minuta dhe pasi të ftohet, mbushet pula e kriposur, e piperosur,dhe mbyllet me rrëmojëse, futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur.
Pas 20 minutash, pulës i shtohen përreth karotat, patatet dhe specat e prerë, hidhet verë, pak vegetë dhe vazhdon pjekja gjersa të zbuten perimet dhe pula të jetë pjekur. Gjatë pjekjes, kohë pas kohe, laget me lëngun të cilin e lëshon. Pritet në copa, vendoset në pjatë ovale të nxehtë, spërkatet me lëngun e vet dhe shoqërohet me kërpudha dhe patate.