Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaGazetari Krasniqi: Amerikanët janë të frustruar nga mospërgjigja e Qeverisë së Kosovës...

Gazetari Krasniqi: Amerikanët janë të frustruar nga mospërgjigja e Qeverisë së Kosovës për gazsjellësin

Gazetari Ekrem Krasniqi ka thënë që amerikanët janë të frustruar nga mospërgjigja e Qeverisë së Kosovës për gazsjellësin.

“Infrastruktura e cila i është propozuar Kosovës qysh nga viti i kaluar – është opsioni i propozuar nga pala amerikane ka qenë të merret gazi amerikan përmes Greqisë deri në afërsi të Prishtinës. Kjo është një opsion për të cilin besoj që është më i favorshmi edhe në aspektin e trashjes së biznesit me SHBA-të dhe partneritet politik me ta, edhe nga të gjitha aspektet e tjera që kanë të bëjnë për interesin e qytetarëve”, tha Krasniqi.

Krasniqi në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë që ka pasëur mungesë të transparencës totale nga Qeveria aktuale lidhur me këtë çështje.

“Qeveria me vonesat që i ka bërë përgjigjes së MCC-së  dhe Uashingtonit është tejkaluar me të gjitha arsyet dhe është e çuditshme. Arsyetimet e deritashme të Qeverisë nuk kanë qenë vetëm që se dinë koston finale. Për të ditur koston në çdo cent duhet bërë studime dhe askush nuk i ka thënë nga Uashingtoni – qeverisë nënshkruani kontratën”.

“Është një situatë jashtëzakonisht delikate – dëmi që është bërë këtu dhe me sa po bisedoj me burimet  e mia amerikane ekziston një frustrim i jashtëzakonshëm  i amerikanëve. Sikur qeveria t’i kishte thënë jo definitivisht do të ishte në rregull nëse do të kishte një përgjigje. Nuk dëmtohen raportet SHBA-Kosovë në këtë mënyrë”,.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments