Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë.
Këtë e ka konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas raportimeve, viktima është një 27-vjeçar.
“Rreth orës 15:55 minuta sot policia është njoftuar se në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Pejë është gjetur nga familjarët një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite relevante gjithashtu edhe ambulanca, mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
Detaje tjera rreth rastit nuk dihen.