Pedri nuk do të jetë i gatshëm të ndihmojë ‘Furinë e Kuqe’.
Kombëtarja e Spanjës mbrëmë publikoi listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.
Në listën e Luis Enriques bënte pjesë edhe futbollisti i Barcelonës, Pedri Gonzalez.
Megjithatë ‘Blaugranët’ sot njoftuan se Pedri ka pësuar një lëndim dhe do të mbetet jashtë fushave për një kohë të pacaktuar.
Ekipi i Spanjës ka reaguar menjëherë dhe kanë ftuar futbollistin Brais Mendez në vend të Pedrit
‘Furia e Kuqe’ më 6 tetor do të ballafaqohet me Italinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Nëse arrijnë të mposhtin Italinë në finale do të ballafaqohen me fituesin e gjysmëifnales tjetër mes Francës dhe Belgjikës.
🔴 OFICIAL | Brais Méndez sustituye a @Pedri, lesionado, en la convocatoria de @Sefutbol.
👥 @LUISENRIQUE21 cita al jugador del @RCCelta para la Final Four de la #NationsLeague.
ℹ️ https://t.co/nP1v8yfdvt#VamosEspaña pic.twitter.com/wTbOUj4eAf
— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) October 1, 2021