Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar vdekje dhe raste të reja me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.821 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.343.656 doza të vaksinës. Deri më sot 541.431 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.472 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 409 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.600 Në total numri i rasteve aktive është 2.559