Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosova“Pse o Zot”, dedikimi prekës i motrës së 24 vjeçares që humbi...

“Pse o Zot”, dedikimi prekës i motrës së 24 vjeçares që humbi jetën nga Covid 19 në Turqi

Xheni Kaba është 24-vjeçarja e cila humbi jetën këtë të premte ne Turqi nga koronavirusi.

Ajo ishte infektuar me Covid-19 në ditët e fundit të muajit gusht, kur ishte në muajin e shtatë të shtatzanisë.

Gjendja e saj u përkeqësua dhe e reja u shtrua në spitalin Infektiv, ku për shkak të niveleve të oksigjenit, mjekët vendosën të ndërpresin shtatzaninë dhe të sjellin ne jetë foshnjën në javën e 31.

Më pas 24-vjeçarja u fut në intubim dhe më pas familja vendosi ta dërgonte në një spital në Turqi për kurim më të specializuar.

Motra e saj, Linda Kaba ka postuar një dedikim rrëqethës në rrjetet sociale, ku ndër të tjera, thotë se vajzën që la jetime 24-vjeçarja do e rrisë ajo vetë “sic ti kishe ëndrra qe nuk tu realizuan kurre”.

“O shpirti im o xhen pse motra pse ike kshu, si do jetoj une pa ty o drita ime o shpirt i shpirt tim. Ti ishe nje lule e pa celur akoma po se Zoti ve dore te njerzit e mire. O Zot pse, o sa gjera kam per te te then o xhan i motres. Gjerat e tua te mira nuk kane fund po Zoti nuk te la me, te donte afer vetes qe te jesh nje lule e bukur ne parajs.

Shpirti ime prehu ne paqe mos ki merak per gocen se do ta rris motra sic ti kishe endrra qe nuk tu realizuan kurre. Sa mall kam per ty o drita ime”, shkruan e motra, Linda Kaba.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments