Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin, Bodo Weber në një intervistë për KosovaPress deklaroi se pret ulje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë pas marrëveshjes së Brukselit për targat që është arritur gjatë së enjtes. Weber thotë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq e përdori masën e reciprocitetit për të rritur tensionet, si një mjet thelbësor i politikës së tij.
Për ekspertin Weber, fakti që nuk u arritur marrëveshje para 14 shtatorit për lëvizjen e që çoi në masën e reciprocitetit, dëshmon se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian ka humbur fuqinë dhe besueshmërinë. Sipas tij, kjo nuk do të ndryshojë derisa BE-ja të rikthejë në mënyrë të besueshme politikën e saj të zgjerimit e kjo bëhet edhe me një angazhim serioz edhe nga SHBA. Weber nuk pret ndonjë përparim gjatë këtij viti në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.