Në hyrje të kalimit kufitar në Vermicë, është selektuar për në vijën e dytë kontrollit, autobusi me targa të Shqipërisë, të cilin e voziste i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë.
Gjate kontrollës në bagazhin e autousit është hasur në mallra të ndryshme (veshëmbathje ) të pa deklaruara si: trenerka për fëmijë, duksa, jakne, komplete femrash, dhe të tjera.
Lidhur me rastin është duke u marrë Dogana e Kosovës në SPK-Vërmicë.
Po në Vërmicë, në hyrje të kalimit kufitar vetura me targa të Shqipërisë të cilën e voziste e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, është selektuar për në vijën e dytë kontrollit.
Gjate kontrollës të ushtruar në vijën e dytë, në bagazhin e veturës është hasur në mallra të ndryshme të pa deklaruara, rreth 44 artikuj të ndryshëm si patike, këpuce, çizme, veshëmbathje të ndryshme.
Lidhur me rastin është duke u marrë Dogana e Kosovës në SPK-Vërmicë.