Në mesjavën e ardhshme zhvillohet faza finale e Ligës së Kombeve.
Belgjika do të përballet me Francën më 7 tetor në kuadër të gjysmëfinales.
Nëse arrijnë të mposhtin francezët në finale me 10 tetor do të takohen me fituesin e duelit tjetër Itali-Spanjë.
Përzgjedhësi i belgëve, Roberto Martinez ka bërë të ditur listën e futbollistëve të ftuar për këto ndeshje.
Në listë bëjnë pjesë futbollistë të klasit botëror si: Romelu Lukaku, Kevin de Bruyne dhe Eden Hazard.
Skuadra e Belgjikës do të mundohet me çdo kusht të fitojë trofeun e Ligës së Kombeve.
Kjo është lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga Roberto Martinez.