Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaBllokada e rrugëve në veri, bie importi i mallrave nga Serbia

Bllokada e rrugëve në veri, bie importi i mallrave nga Serbia

Drejtori i përgjithshmen i Doganës, Agron Llugaliu theksoi se deri më sot kanë inkasuar mbi 1 miliard euro në periudhën janar-shtator ose 35 përqind më shumë të hyra se vitin paraprak.

 

Derisa, edhe eksportet kanë shënuar rritje 68 përqind krahasuar me vitin 2020.

Drejtori Llugaliu ka thënë po ashtu se tensionet në veri për shkak të reciprocitetit ndaj targave serbe ka pasur vështirësi për logjistikën e zyrtarëve doganor, megjithëse zyrtarët doganor kanë qenë gjatë gjithë kohës në detyrë dhe vazhdojnë me qenë.

Tutje, Llukagliu tha se ani se është herët me vlerësuar ndikimin e reciprocitetit për targa në raport tregtar me Serbinë, llogaritet se rreth 10 përqind kanë shënuar rënie importi i mallrave nga Serbia.

Llugaliu ka folur në këtë konferencë edhe për luftimin e ekonomisë informale dhe korrupsionit.

Gjatë këtij viti, Dogana ka suspenduar nga puna 9 zyrtarë, derisa dy janë të arrestuar për dyshimet e përfshirjea në keqpërdorim të detyrës zyratarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments