Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPetkoviq: Policia Speciale e Kosovës do të largohet 24 orë më herët...

Petkoviq: Policia Speciale e Kosovës do të largohet 24 orë më herët nga fillimi i implementimit të marrëveshjes

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka dhënë një interpretim tjetër prej atij të zv.kryeministrit të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, për marrëveshjen që është nënshkruar dje me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Petkoviq pretendon se njësitë speciale të Policisë së Kosovës do të fillojnë tërheqjen nga veriu 24 orë më herët se fillimi i implementimit të marrëveshjes.

“Tërheqja e ROSU fillon 24 orë para zbatimit të marrëveshjes sepse ROSU nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës”, ka thënë Petkoviq.

“Gjëja më e rëndësishme është që do të largohet ROSU, dhe do të vjen KFOR-i, gjë që forcon rezolutën 1244. Dhe ajo që është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit tanë është targat KM nuk do të hiqen që është e rëndësishme për lirinë e lëvizjes”, ka shtuar tutje Pektoviq.

Dje zv.kryeministri Besnik Bislimi ka thënë se pika për de-eskalim në veri, parasheh fillimisht vendosjen e KFOR-it në Jarinjë dhe Bërnjak, ndërkohë duke filluar nga e shtuna në orën 08:00, Njësia Speciale dhe barrikadat, do të kenë 8 orë kohë për t’u larguar njëkohësisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments