Dy gjgantët evropian janë duke u përballur mes vete.
Pjesa e parë e ndeshjes mes Juventusit dhe Chelseas është mbyllur me rezultat 0-0.
“The Blues” kishin posedimin e topit, ndërsa të dyja skuadrat patën disa mundësi të mira shënimi.
Mundësinë më të mire për të shënuar në këtë pjesë të parë e pati Federico Chiesa në min e 20’, megjithatë goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Të dyja ekipet po tregohen të kujdesshme në mbrojtje dhe po sulmojnë kryesisht me anë të kundërsulmeve.
Pas 45 minutave të para rrjetat nuk u tundën, ndërsa mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.