Sunday, November 24, 2024
HomeSportMbyllen tri ndeshjet e Superligës: Fitojnë Drenica e Gjilani, Ballkani ndalet nga...

Mbyllen tri ndeshjet e Superligës: Fitojnë Drenica e Gjilani, Ballkani ndalet nga Feronikeli

Sot janë zhvilluar tri duele interesante në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

 

Drenica ka arritur të mposht Malishevën me rezultat minimal 1-0.

Vendimtarë ishte goli i Harallam Qaqit në min e 19’ që i solli një fitore shumë të rëndësishme Drenicës.

Në anën tjetër Gjilani ka mposhtur Llapi 2-1.

Fillimisht ‘llapjanët’ kaluan në epërsi me golin e Francisco Rivieras në min e 18’.

Megjithatë, ‘Skifterat’ u ktheyn në lojë në pjesën e dytë ku fillimisht Gerhard Progni shënoi në min e 65’ për 1-1.

Ndërsa golin e fitores e realizoi Armend Halili me kokë në min e 89’ pas një krosimi të Porgnit.

Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0 me Feronikelin.

Pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja ekipet, rrjetat nuk u tëndën dhe të dyja ekipet u desh të kënaqen me nga një pikë nga kjo përballje.

Nesër nga ora 15:00 luhen dy takimet tjera të xhiros së shtatë, Drita udhëton për tu përballur me Dukagjinin, ndërsa Prishtina e pret në shtëpi Ulpianën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments